“Maya” kthehet me trofe

29/05/2011 19:55

Filmi “Maya” i regjisorit Pluton Vasi është nderuar me cmimin e Festivalit në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “Swansea Bay Film Festival”, që zhvillohet në Mbretërinë e Bashkuar.

Ky është një nga dy cmimet e mëdha që ky festival u rezervon atyre që konsiderohen si prodhimet më të mira. Për regjisorin Vasi celësi i suksesit është bashkëpunimi i ngushtë i trupës së realizimit.

Në role kryesore: Rovena Lule Kuka, Gent Kame dhe Muzafer Ziflaj. Skenari Luljeta Lleshanaku, Muzika Hajg Zaharian, producente Vjollca Dedei.

E në fakt, shpërblimi është cmimi i madh në këtë festival, që konsiderohet si më i madhi në Britani për nga numri i filmave që shfaqen.

Ishin 90 filmat pjesëmarrës nga e gjithë bota. Përpos “Maya”, prodhim tërësisht shqiptar, fituesit e kategorive të tjera ishin prodhime britanike, 3 të Commonwealthit, 4 amerikanë dhe bashkëpunime me Britaninë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA