Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga po vijon qëndrimin e saj në
Poloni, ku sot është takuar me homologun maqedonas, Ivanov dhe atë
slloven, Turk.

Sipas mediave kosovare, Jahjaga dhe dy presidentët kanë vlerësuar marrëdhëniet mes tyre dhe kanë rënë dakord për thellimin e mëtejshëm.

Ndërkohë, presidenti slloven Danilo Turk e ka ftuar zonjën Jahjaga për një vizitë zyrtare në Lubjanë.

Ditën e djeshme, presidentja e Kosovës mori pjesë në darkën e punës të organizuar nga presidenti amerikan Barack Obama.

Në fjalën e saj, Jahjaga paraqiti një historik të shkurtër që nga shpërbërja e Jugosllavisë e deri tek pavarësia e Kosovës.

Ajo foli për njohjet që kanë ardhur pas shpalljes së saj dhe rolin e rëndësishëm të luajtur këtu nga Shtetet e Bashkuara.

Top Channel