Presidenti amerikan Barak Obama ka takuar homologun e tij maqedonas
Gjorgje Ivanov, në kuadër të darkës së punës në takimin e presidentëve
të Evropës qendrore, në Varshavë.

Gjatë këtij takimi, theksi në veçanti është vëne tek kontesti i pazgjidhur i emrit me Greqinë.

“Maqedonia është një shembull i përkryer. Gjithnjë kur takohem me presidentin e këtij vendi, bisedojmë vetëm për çështjen e emrit. Kjo më frustron. Ju premtoj president Ivanov se edhe njëherë do të bisedojë me Papandreun për këtë çështje. Besoj se edhe ai dëshiron dhe është i gatshëm për zgjidhje”, ka deklaruar presidenti Obama.

Obama vlerësoi se të gjitha vendet e Evropës qendrore dhe lindore kanë probleme individuale si etnike, politike dhe ekonomike.

Top Channel