Një unazë me një gur gjysmë të cmuar që Ratko Mlladic mbante në gishtin e
majtë ka bindur agjentët që e arrestuan se ishte pikërisht ai.

Lajmin e bën të ditur e përditshmja beogradase “Blic”, e cila ka publikuar disa detaje mbi arrestimin e gjeneralit të akuzuar për një sërë krimesh.

“Ju lumtë djema, jam unë ai që kërkoni. Uluni. Branko, jepu atyre ndonjë gjë për të pirë e për të ngrënë. Ja dhe karta ime e identitetit dhe tesera ushtarake. Mori fund”.

Këto janë fjalët e shqiptuara nga Mlladic në momentin e arrestimit në shtëpinë e Branko Mlladic, një kushëriri i tij i largët.

Ky i fundit u ndalua fillimisht nga agjentët, u mor në pyetje nga ata dhe më pas u la i lirë t’i kthehej jetës së fshatit.

Top Channel