Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka deklaruar në samitin e
liderëve evropianë në Varshavë, se mezi pret ditën kur Kosova dhe Serbia
do të bëhen vende mike.

Jahjaga është shprehur se Kosova ka marrëdhënie të mira me shumicën e fqinjëve të saj dhe se është e angazhuar për një faqe të re në raportet me Serbinë.

“Përkundër së kaluarës, Kosova dhe Serbia janë vende fqinje dhe një ditë duhet të jenë edhe mike. Kjo është e ardhmja jonë dhe unë me padurim e pres atë ditë”, ka pohuar Jahjaga.

Kryetarja e shtetit ka pranuar se vendi i saj ka shumë sfida përpara, si sundimi i ligjit, të cilat sipas saj janë pasojë e tranzicionit të gjatë dhe pavarësisë së vonuar.

Top Channel