Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka uruar Serbinë për arrestimin e
gjeneralit Ratko Mlladic, i akuzuar për krime lufte, kundër njerëzimit
dhe genocid.

“Anëtarët e Këshillit të Sigurimit urojnë Serbinë për arrestimin e Ratko Mlladic më 26 maj”, ka deklaruar presidenti i radhës i KS, francezi Gerard Araud.

Sipas Araud, arrestimi i gjeneralit është një dëshmi e pastër e bashkëpunimit të qeverisë së Serbisë me gjykatën ndërkombëtare të Hagës.

Mlladic u arrestua paraditen e së mërkurës, në një shtëpi në fshatin Lazarevo, rreth 80 kilometra në veri të Beogradit, pas 16 vjetësh arrati.

Top Channel