Krerët e shtetit grek, të mbledhur në Athinë, kanë dështuar në arritjen e një marrëveshjeje mbi planin e ri anti-krizë të hartuar nga kryeministri Jorgo Papandreu.

Lideri konservator, Antonis Samaras refuzoi masat, duke deklaruar se, “ato do të rrafshonin ekonomiknë greke dhe shoqërinë greke bashkë me të”.

Zoti Papandreu, kryetar i socialistëve, është përpjekur të sigurojë një marrëveshje ndërpartiake për të evituar shkurtimet e mëtejshme.

Kryetari i ministrave të Financave të eurozonës ka paralajmëruar Greqinë se FMN mund të mos e zgjasë më tej ndihmën financiare.

Kryeministri i Luksemburgut, Jean Claude Juncker ka deklaruar se rregullat e FMN-së mund të ndalin pagesën për shkak se Greqia nuk mund të garantojë një aftësi pagimi për vitin e ardhshëm.

Qeveria e zotit Papandreu filloi të enjten një program privatizimesh, por Juncker ka nënvizuar se plani në fjalë duhet të jetë më ambicioz.

Top Channel