Edhe “Mbreti luan” do dalë në 3D

27/05/2011 11:10

Pas dy “Toy Story”, edhe “Mbreti luan”, filmi tjetër i animuar i “Disney”, do të ketë versionin e tij në 3D.

Shtëpia e Topolinos ka parashikuar daljen më 16 shtator.

Operacioni është pjesë e tendencës së përgjithshme të Hollywood për të ripërdorur sukseset e veta me qëllim ekonomik, falë versioneve të reja të filmave në 3D.

“Mbreti luan” një klasik i 1994, është një prej sukseseve më të mëdha të “Disney”.

Top Channel