Ish-negociatori i cështjes së statusit të Kosovës, Marty Ahtisari ka shprehur shpresën e tij se kapja e Ratko Mlladic do të sjellë një ndryshim në marrëdhëniet e Serbisë me vendet fqinje.

Përmes një deklarate për shtyp të publikuar në faqen e internetit të Nismës për Menaxhimin e Krizave, Ahtisari ka vlerësuar se kapja e të kërkuarit për krime lufte është shumë e rëndësishme.

“Shpresoj se do të jemi dëshmitarë të një qasjeje të re të Srebisë ndaj shtetit të pavarur të Kosovës”, ka deklaruar ish-presidenti finlandez.

Arrestimi i Mlladic është përshëndetur nga e gjithë bota, si nga krerët e Bashkimit Evropian, ashtu edhe nga lidershipi i Shteteve të Bashkuara.

Top Channel