Vonon albumi me këngë i Gwyneth Paltrow

26/05/2011 18:35

Gwyneth Paltrow, aktorja 38-vjeçare, befasoi industrinë muzikore me rolin e saj si një këngëtare e muzikës country në filmin “Country Song”.

Disa studio diskografike filluan të studionin mundësinë e regjistrimit të një disku nga ana e aktores, por ky plan nuk po ecën siç duhet dhe arsyeja ende nuk dihet.

Disa burime thonë se Paltrow kërkon shumë para për këtë projekt ndërsa burime të tjera theksojnë se aktorja është shumë e zënë me projekte të tjera profesionale.

 

Top Channel