SHBA redukton trupat në Pakistan

26/05/2011 03:30

Shtetet e Bashkuara do të reduktojnë prezencën e tyre ushtarake në Pakistan.

Pentagoni deklaroi se do të tërheqë një numër të trupave të tij, prezente në Pakistan pas kërkesës së Islamabadit për reduktim të tyre.

Kërkesa e Pakistanit erdhi pas vrasjes së liderit të Al Kaedas, Osama Bin Laden gjatë një misioni të forcave speciale amerikane në fillim të majit.

Rreth 200 efektivë ushtarakë, kryesisht që merren me trajnimin e ushtrisë pakistaneze, ndodhen në Pakistan. Megjithatë në këtë vend besohet se janë qindra agjentë të inteligjencës, të cilët nuk dihet nëse janë përfshirë në kërkesën e Pakistanit.

Top Channel