Mijëra manifestues grekë zbritën në rrugët dhe sheshet e Athinës, nën shembullin e protestës së të rinjve në Spanjë, për të protestuar kundër masave ekonomike dhe financiare të qeverisë së Papandreut.

Në këtë formë, grekët synojnë të shprehin “indinjatën” e tyre për shkurtimet drastike të buxhetit dhe masat shtrënguese të marra nga qeveria e Papandreut, vendosur si kusht nga BE për të nxjerrë vendin nga kriza e thellë financiare që ka përfshirë Greqinë.

Organizuesit e protestës nxituan të përcaktojnë se protesta e tyre nuk ka lidhje me asnjë prej forcave politike në vend.

Top Channel