G8, të mëdhenjtë e botës zbarkojnë në Francë

26/05/2011 08:00

Deauville pret më të mëdhenjtë e Tokës për takimin e 37 të G8-s. Nga e mërkura në mbrëmje në stacionin detar të Normandisë kanë filluar të mbërrijnë liderët kryesorë.

Sot priten kryeministri britanik David Cameron, Nicolas Sarkozy, përfaqësuesit e BE-së, si dhe Barack Obama e Angela Merkel.

Samiti mbahet në bregun ku natën 5 qershorit 1944 u hodhën me parashutë ushtarakët e forcave aleate për të mundur Gjermaninë naziste.

Top Channel