Festivali Ndërkombëtar i Valles

26/05/2011 15:45

Në qytetin e Lushnjes janë grumbulluar grupe artistike për të marrë pjesë në edicionin e pestë të Festivalit Ndërkombëtar të valles tipologjike folklorike.

Në ditën e parë është realizuar pritja e grupeve që kanë ardhur nga shumë qytete shqiptare në Shqipëri e Kosovë, Malin e Zi por edhe grupe nga Greqia, Bosnja e Bullgaria. Grupet kanë performuar para sallës ku do të zhvillohet festivali.

Interpretimet e para janë kryer në kinoteatrin “Vaçe Zela” ku të parët ishin grupet shqiptare që interpretuan vallet e tyre.

Më pas ishin interpretimet e grupeve të ardhura nga Greqia, Bosnja dhe Bullgaria.

Kryebashkiaku i ri i Lushnjes përshëndeti pjesëmarrësit duke premtuar mbështetjen për zhvillimin e këtij eventi ndërkombëtar.

Drejtori artistik i festivalit thotë se këtë vit konkurrentë janë edhe grupet që vijnë nga vendet e tjera.

“Ballafaqimi kulturor është një risi më vete në këtë festival”, shprehet Petrit Ruka.

Festivali Ndërkombëtar i Valles pritet të zgjasë tre ditë e do të finalizohet me dhënien e çmimeve për grupet më të mira.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA