“Amnistia” në Imperial

26/05/2011 20:20

Pas xhiros nëpër festivale ndërkombëtare, ku mori një sërë çmimesh, filmi “Amnistia” i Bujar Alimanit vjen edhe në Tirane.

Nga data 27 maj do të shfaqet në rrjetin e Kinemave Imperial. Një dramë, me theksin tek imazhet më shumë se sa tek fjalët, që rrëfen trishtimin e të vetmuarve, por edhe pasojat e një mentaliteti të mbyllur.

Një grua dhe një burrë, interpretuar nga Luli Bitri e Karafil Shena, i kanë  bashkëshortët përkatës në burg. Ata njihen teksa i vizitojnë dhe më pas krijojnë një raport dashurie. Amnistia prej së ciles partnerët u lirohen nga dënimi vjen papritmas, duke ndryshuar rrjedhën e gjithçkaje.

Të tjerë aktorë janë Todi Llupi dhe Mirela Naska. Kostumografia nga Emir Turkeshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA