Vullkani islandez, Gjermania mbyll aeroportet veriore
25/05/2011 02:30
Autoritetet gjermane njoftuan mbylljen e hapësirës ajrore në veri të vendit.
Mbyllja ka ardhur si pasojë e resë së hirit vullkanik që ka mbërritur në këtë pjesë të Gjermanisë.
Mbyllja nis në orën 05:00, me orën lokale, të mëngjesit të së mërkurës dhe do të aplikohet në të gjitha aeroportet veriore të vendit.
Ndërkohë, Skocia vazhdon të mbajë të mbylluar hapësirën e saj ajrore duke mos lejuar fluturimin e asnjë avioni.
Megjithatë, ekspertët flasin për një përmirësim të situatës më shpejt nga c’pritej pasi reja e hirit vullkanik, nga vëzhgimet e fundit është reduktuar me ritme më të larta.
Top Channel