Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi e ka vlerësuar si të suksesshme vizitën e para disa ditëve të presidentit të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso dhe komisionerit për Zgjerimin, Shtefan Fyle.

“Kjo vizitë është një mesazh i qartë për të ardhmen e sigurt të Kosovës në Bashkimin Evropian”, ka deklaruar Thaci në mbledhjen e sotme të qeverisë.

Kryeministri kosovar e ka cilësuar si një hap pozitiv edhe vizitën e shefes së diplomacisë evropiane, baroneshës Catherine Ashton këtë të premte në Prishtinë.

Top Channel