Reagime pozitive kane mberritur nga Brukseli per masat e reja financiare
qe do te ndermarre Athina nën presionin e huadhënësve te saj ,por
kryeministri grek Papandreu ka perballuar refuzimin e udheheqesve te
opozites, per nje konsensus politik ne zbatimin e tyre.

Partia Komuniste,forca e trete politike ne vend, nuk pranoi të marrë pjesë në takim, konservatoret e Andonis Samaras nuk kane dhene pelqimin e tyre, ndersa teper e ashper eshte treguar e majtar radikale.

“Papandreu kembengul ne këtë politikë kriminale dhe ai është në kërkim të komplotistëve dhe jo te konsensusit. Ne nuk mund ta japim atë. Në këtë kohë ne besojmë se gjëja më e mirë qe ai duhet te beje per vendin është që të largohet”, tha Aleksis Tsipras lider i se majtes radikale, SYRIZA.

Ne perpjekjet e deshperuara qe po ben Athina per sigurimin e kestit te radhes se paketes se ndihmes prej 110 miliard euro, qeveria ka shpallur nje sere masash te metejshme financiare te cilat shtypi grek i ka karakterizuar si “Plackitja e popullit” dhe “Shok dhe frike per jeten e grekeve”.Ndersa sindikatat paralajmerojne me intensifikim te protestave.

“Eshtë një shpërthim social që vjen për sa kohë që kjo politikë vazhdon të përmbajë masa të tjera kundër popullit.Do të jetë një rezistencë publike, një reagim publik me fenomene të cilat do të jenë të pakontrollueshme”, tha Ilias Iliopulos, Sekretari i Përgjithshëm i ADEDY.

Nen shembullin e Spanjes, edhe ne Greqi po krijohet levizja e ‘Te Indinjuarve”.Me dy lajmerime ne rrjetin social Faceb00k mijera greke ftojne njeri-tjetrin per tubime paqesore ne mbremjen e se merkures, ne sheshin e parlamentit ne kryeqytet,prane Kulles se Bardhe ne Selanik dhe ne qender te qytetit te Patres.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA