Obama: Perëndimi, lideri i globit

25/05/2011 21:30

Presidenti Barack Obama gjatë qëndrimit të tij në Londër ka vijuar me fjalimet e tij të fuqishme.

Deklarata e fundit e bërë sot ka qenë se, Perëndimi është dhe do të mbetet lider global dhe se ngritja e kolosëve si Kina, Brazili dhe India nuk do të dobësojë influencën e Amerikës dhe Evropës.

“Janë Amerika dhe Evropa që i japin jetë një bote ku vende të reja mund të zhvillohen dhe njerëzit të jetojnë në begati”, ka deklaruar Obama.

Duke iu referuar revoltave në vendet e Afrikës së Veriut, Obama ka theksuar se, bota ka një nevojë të domosdoshme për marrëdhëniet SHBA-Britani.

“Ne nuk bëjmë gabime. Ajo që kemi parë në Teheran, Tunizi dhe në Sheshin Tahrir është dëshira për liri. Nuk ka asnjë dyshim që SHBA dhe Britania janë përkrah atyre që duan lirinë”, ka shtuar Obama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA