Analiza nga CNN: Katër vjet më vonë, Rusia ende po paguan për një gabim fatal në llogaritje në Ukrainë
Presidenti amerikan Barack Obama ka deklaruar se vetëm një votë në OKB nuk mund të sjellë krijimin e shtetit palestinez.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka nënvizuar se një gjë e tillë mund të arrihet vetëm nëse izraelitët dhe palestinezët rikthehen në bisedime.
Reagimi i presidentit amerikan ka ardhur një ditë pas synimit të shprehur nga palestinezët, për të fituar në shtator njohjen e shtetit të tyre nga OKB.
Ndërkohë, zoti Obama ka prekur edhe cështjen e Libisë, duke deklaruar se impakti i operacioneve ajrore të NATO-s në këtë vend është “i kufizuar”.
“Një proces i ngadaltë dhe i vazhdueshëm do të detyrojë Gaddafi-n që të tërhiqet”, ka pohuar presidenti amerikan nga Londra.
Bashkë me kryeministrin britanik, David Cameron, Obama u shpreh kundër ndërhyrjes me forca tokësore.
Top Channel