Presidenti amerikan Barak Obama vlerësoi marrëdhëniet e vecanta me Britaninë e Madhe, gjatë një fjalimi në “Buckingham Palace”.
Ai falenderoi Britaninë e Madhe për solidaritet që prej sulmeve të 11 Shtatorit për t’i bërë ballë kërcënimeve që do të pasonin dhe ushtarëve britanikë, që qendruan krah më krah me ata amerikanë, për dekada.
Presidenti amerikan Barak Obama dhe e shoqja Mishel u ftuan nga Mbreteresha në një banket shtetëror, ku merrnin pjesë pjesëtarë të familjes mbretërore, tre politikanët kryesorë, David Kameron, Nik Kleg dhe Ed Miliband, tre ish-kryeministrat Gordon Broun, Toni Blair dhe Xhon Mejxhër, si dhe aktoret e njohur, Tom Henks, Kejvin Spejsi, aktorja Helena Bonhem Karter, biznesmeni i njohur Ricard Brenson dhe bashkiaku i Londrës Boris Xhonson.
Mbretëresha hapi këtë banket duke iu drejtuar ciftit presidencial se ajo ishte shumë e lumtur që ata po vizitonin Britaninë e Madhe.
Cifti presidencial i Shteteve të Bashkuara mbërriti në Londër të hënën në mbrëmje nga Republika e Irlandës, një ditë përpara axhendës, për të shmangur cdo problem nga hiri vullkanik. Të martën, presidenti amerikan dhe e shoqja takuan dhe Dukën dhe Dukeshën e Kembrixhit.
Top Channel