Nga Londra, ne nje konference te perbashket shtypi ku i përshkruan edhe
nje here marredheniet amerikano-britanike si speciale dhe me te fuqishme
se kurre, Barak Obama dhe David Kameron perseriten thirrjet per
largimin e Muamar Gedafit nga pushteti.
“Ne do te vazhdojme te kundershtojme perdorimin e forces ndaj protestuesve dhe cdo perpjekje te atyre qe duan t’i mbyllin gojen njerezve te etur per liri dhe dinjitet” – tha Obama.-Kjo eshte nje nga arsyet kryesore perse po punojme me aleatet tane te NATO-s per mbrojtjen e popullit libian dhe pse do t’i vazhdojme sulmet tona mbi forcat e Gedafit, derisa ato te ndalojne sulmet e tyre mbi civilet e pafajshem”.
Dy lideret, sic rrefeu kryeministri britanik, ishin takuar me heret ne Downing Street ku kane diskutuar mbi nje sere ceshtjesh, perfshire zhvillimet e fundit ne Lindjen e Mesme, kunder terrorizmin dhe nevojen per krijimin e vendeve te punes ne ekonomine globale.
Kameron rrefeu se ka arritur ta njohe mire presidentin amerikan dhe menyren sesi ai mendon, cka e shtyn te vleresoje lart lidershipin dhe kurajon e Obames. Shefi i Shtepise se Bardhe pritet t’i drejtohet me vone gjate dites parlamentareve britanike me nje fjalim te rendesishem mbi politiken e jashtme.
Top Channel