Mazen kritikon fjalimin e Netanjahu

25/05/2011 21:45

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Abu Mazen ka denoncuar sot fjalimin e djeshëm të kryeministrit izraelit Benyamin Netanjahu në Kongresin amerikan.

Mazen e ka vlerësuar fjalimin si një hap prapa në procesin e paqes dhe ka rikonfirmuar planin e tij për t’iu drejtuar OKB-së.

“Nëse negociatat nuk do të rinisin, atëherë AP do t’i kërkojë në shtator OKB-së njohjen e shtetit palestinez brenda kufijve të përcaktuara në vitin 1967”, ka deklaruar Mazen.

Po sot presidenti amerikan Barack Obama deklaroi se për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme nuk mjafton vetëm drejtimi i Palestinës në OKB.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë ka vlerësuar se rifillimi i procesit të paqes mes palestinezëve dhe izraelitëve është jetik në këtë drejtim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA