Ministrja franceze e Financave, Christine Lagarde ka njoftuar kandidimin e saj për postin e kreut të Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Ministrja Lagarde shihej si favorite për zëvendësimin e Dominique Strauss Kahn, i cili dha dorëheqjen javën e kaluar për shkak të përfshirjes në një skandal seksual.
Zonja Lagarde gëzon mbështetjen e shumicës së vendeve të Evropës, por vende të tjera në zhvillim e kanë cilësuar traditën e udhëheqjes së FMN-së nga një evropian si “të dalë mode”.
Të dhjetë drejtuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar, që nga krijimi i tij, kanë qenë evropianë.
“Nëse zgjidhem, unë do t’i jap FMN-së të gjithë eksperiencën time si avokate, si menaxhere, si ministre dhe si grua”, ka deklaruar Lagarde në një konferencë për shtyp në Paris.
Top Channel