Kina redukton dënimet me vdekje
25/05/2011 16:50
Kina ka prezantuar një seri standartesh të reja që synojnë reduktimin e numrit të ekzekutimeve të kriminelëve.
Gjykata Supreme e Popullit, organi më i lartë i drejtësisë në Kinë, ka urdhëruar gjykatat më të ulëta që të pezullojnë dënimin me vdekje për dy vjet.
Por kjo masë do të aplikohet në rastet kur nuk do të ketë nevojë imediate për ekzekutim, ka deklaruar gjykata e lartë.
Ky zhvillim i fundit i vendit më të madh aziatik shfaqet në raportin vjetor të Gjykatës Supreme të Popullit.
“Të pezullohen dënimet me vdekje për dy vjet, për të gjitha rastet që nuk kërkojnë një ekzekutim imediat”, thuhet në raport.
Top Channel