Kanada, cifti nuk publikon gjininë e fëmijës
25/05/2011 12:45
Një cift në Kanada ka vendosur që të mos publikojë gjininë e fëmijës me emrin Storm dhe sapo ka mbushur 4 muaj që prej ardhjes në jetë.
Prindërit Kathy Witterick e David Stocker kanë vendosur që ta mbajnë të fshehtë gjininë e fëmijës së tyre pa përcaktuar nëse është mashkull apo femër. Cifti kanadez me këtë zgjedhje që ka bërë është konsideruar si cifti më korrekt në botë.
“Kemi vendiosur për momentin që të mos bejme me dije gjininë e fëmijës sonë; ky është një homazh per lirine e zgjedhjes dhe reagim kundër cdo lloj kufizimi”, thanë prindërit në një intervistë për “Times”.
Top Channel