Jemen, 38 viktima nga përleshjet
25/05/2011 01:45
Të paktën 38 persona humbën jetën ditën e martë si pasojë e një përleshje të armatosur mes forcave qeveritare dhe militantëve të një tribuje në Jemen.
Sipas burimeve, nga luftimet, 24 pjesëtarë të tribusë së Sadek al-Ahmar, një ndër prijësit fisnorë më të fuqishëm në vend, që nga aleat i presidentit Abdullah Saleh, në muajin mars kaloi në mbështetës i revolucionit dhe 14 viktima janë regjistruar në radhët e ushtrisë.
Edhe ditën e hënë pati luftime rreth residencës së al-Ahmar. Nga sulmi i forcave të policisë u vranë 6 persona.
Top Channel