Adolf Hitler u përpoq të fitonte Luftën e Dytë Botërore me një ushtri qensh që flisnin.
Ky zbulim është bërë nga Dr. Jan Bondeson, një lektor në Universitetin e Mjekësisë së Kardifit në librin e tij “Amazing Dogs”.
Hitleri besonte se qentë ishin po aq inteligjentë sa njerëzit dhe shpresonte që ata të mësonin të komunikonin me gjeneralët SS. Ai ngriti një shkollë që do t’i mësonte qenve të flisnin dhe të lexonin dhe më pas t’i vendoste në kampet e përqëndrimit si roje duke lejuar që ushtarët të përqendroheshin vetëm tek lufta.
“Në kohën e luftës ka pasur disa eksperimente të jashtëzakonshme që janë bërë lidhur me komunikimin qen-njeri. Gjithsesi, nuk ka asnjë provë që këto eksperimente kanë çuar në rezultate konkrete”, shprehet Dr. Bondeson, 49 vjeç.
Top Channel