Pyetja që na shqetëson përditë është “pse njerëzit merren me thashetheme?”. Teorikisht i bëjnë ata të ndihem më afër, praktikisht nëse përsëriten shumë herë bëhen të besueshme.

Sot do të flasim për fjalët që qarkullojnë rreth emrave të njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë. Shtypi rozë na ndihmon të “gjëmojmë faktet”, ndërsa mikrofoni dhe kamera na “jep dorë” për t`i sqaruar ato.

Është aktor nga Kosova që jeton në Francë, quhet Arben Bajraktari, pritet të bëhet pjesë e “MTV Movie Awards”, me rolin e tij tek saga e “Harry Potter 7”.

Aktori në fjalë shkruhet se pritet të ndjejë në 5 qershor ethet e ceremonisë në Los Angeles, pasi një skenë e filmit ku luan përkrah Daniel Radcliff, Ema Watson e  Rod Hunt, me regji te David Yates, është nominuar për “Best Fight”.

Nga Franca ku jeton, në një intervistë telefonike, Bajraktari na jep këtë përgjigje: “Nuk do të jem i pranishëm në ceremoni, pasi jam në xhirimin e një filmi tjetër”.

Një rol i dytë për të nga regjisori britanik David Yates, por “Sex Traffic”  dhe “Taken” e kanë bërë të njohur tek kineastët e huaj. Roli i Markos tek “Rrëmbimi” i dha shansin të intepretojë me Liam Nees-on, përveç kastit, publiku shqiptar u rrëmbye nga përmbajtja, për të cilën Bajraktari, nuk ka qenë shumë dakord.

“Ka qenë një eksperiencë e mirë, unë nuk isha dakord deri në fund me skenarin, por e bëra, ishte bukur”, thotë ai.

Edhe reperi i njohur Noizy është bërë pjesë e faqeve rozë, thashethemet qarkullojnë në mjediset e artistëve, ndërsa faqet e suplementeve shkruajnë për histori dashurie. E gjejmë në studion e tij, buzë detit në Durrës, edhe pse ai do të flasë për këngën më të re “Swag on point”, biseda nuk shpëton nga kryefjala “Rozana Radi”:

TCH: Thashethemet për ty dhe Rozanën?

Noizy: “Janë fjalë”.

Një verë e nxehtë pritet të jetë për të, Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Shqipëri dhe përsëri Amerikë, itinerar i ngjeshur për reperin 24 vjeçar. Pas tre vjet “bumi” singëlli i fundit “Swag on point” synon të transmetohet në “MTV Music”.

“Është një këngë që në shqip mund të quhet mbi stilin. Është për pabet dhe diskotekat dhe është arritur falë një bashkëpunimi me një këngëtar kosovar”, sqaron Noizy.

Dhe telenovela vazhdon, ata janë përsëri bashkë, ambienteve të kryeqytetit. Historia e tyre ngjason me skenarët e filmave, ai një mashkull i ndjeshëm në kërkim të “së vërtetës” ajo “një kokete” në qendër të vëmendjes. Pak ditë më parë u fol për ndarje, ndërsa i shohim të dy. Shpirti i aventurës i përkthyer në tradhëti, nga Ervini intepretohet në këtë mënyrë:

TCH: Jeni përsëri bashkë?

Ervini: Po, jemi bashkë. Kemi patur përplasje, çështje karakteri.

Këto ishin lajmet e nxehta të ditëve të fundit që për një këngëtar të njohur të rikthyer në Shqipëri do të shiheshin si ditë “me vapë, papunësi e thashetheme”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA