Gjermani, 450 fluturime të anuluara

25/05/2011 19:20

Kanë qenë rreth 450 fluturimet e anuluara sot në Gjermani për shkak të mjegullës së shkaktuar nga hiri i vullkanit Grimsvot, në Islandë.

Lajmin e ka bërë të ditur Eurocontrol, organizata evropiane për sigurinë ajrore, duke ridimensionuar parashikimin prej 700 fluturimesh të anuluara, të bërë mëngjesin e sotëm.

Hiri i vullkanit, përvecse në Gjermani, ka shkaktuar probleme edhe në Skoci e Danimarkë, të cilat vonë gjatë ditës njoftuan hapjen e hapësirave ajrore për fluturime.

Ekspertët flasin për një përmirësim të situatës më shpejt nga c’pritej, pasi reja e hirit vullkanik, nga vëzhgimet e fundit është reduktuar me ritme më të larta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA