Egjipt, sateliti fotografon 17 piramida të pazbuluara
25/05/2011 16:10
Teknologjia hapësinore së fundmi është vënë në shërbim të arkeologjisë: Falë imazheve me infra të kuqe të bëra nga një satelitë, shkencëtarët kanë arritur të gjejnë në Egjipt 17 piramida deri tani të panjohura.
Zbulimi është bërë publik nga një dokumentar i BBC-së, sipas të cilit fotografitë e bëra nga hapësira kanë zbuluar gjithashtu edhe mijëra varre dhe 3 mijë banesa antike që gjenden nën rërë.
Gërmimet tashmë kanë filluar dhe kanë konfirmuar të dhënat e zbuluara nga qielli.
Top Channel