Depp dhe Paradis nuk martohen
25/05/2011 11:35
Johnny Depp dhe Vanessa Paradis është një nga çiftet më solide të botës së spektaklit.
Kanë shumë vite bashkë, jetojnë në Francë dhe kanë 2 fëmijë të përbashkët. Përballë pyetjeve këmbëngulëse nëse do të martohen një ditë, Depp shprehet se ai dhe partnerja e tij nuk e kanë të nevojshme të hedhin këtë hap.
“Paradis është gjëja më e bukur që kam arritur në jetë. Jam i dashuruar me të njësoj si ditën e parë. Martesa nuk është e nevojshme”, deklaroi Depp.
Top Channel