Opera e Verdit, “Don Carlos”, është premiera absolute që u shfaq në skenën e TKOB.
Kompozitori italian zgjodhi veprën e poetit dhe dramaturgut gjerman Friedrich Schiller, duke modifikuar një pjesë të saj në versionin përfundimtar të libretit.
Një vepër me përmbajtje kryesisht politike, por sigurisht edhe me një histori dashurie në mes, e ambjentuar në Spanjën e shekullit të XVI. Për të vendosur paqen mes Spanjës dhe Francës, Don Carlos, djali i Mbretit të Spanjës Filipi III, i duhet të martohet me princeshën franceze Elisabetë.
Don Carlos dashurohet me shikim të parë me princeshën, por në fakt do të jetë babai i tij që do të martohet me të. Mbretin Filip e interpreton bas baritoni nga Venezuela, Victor Garcia Sierra, Don Carlos është tenori italian Leonardo Gramegna, ndërsa Elisabeta interpretohet nga sopranoja Simona Bertini.
Një pjesë e mirë e stafit realizues të kësaj vepre është i huaj, përpos personazheve të tjera edhe mjeshtri koncertues, skenografi dhe kostumagrafi. Ndërsa regjia është e Nikolin Gurakuqit dhe kori i TKOB.
« Don Carlos » do të shfaqet edhe në datat 26, 28 e 30 maj, ora 19.00.
Top Channel