Vullkani, Gjermania mund të ndalë fluturimet
24/05/2011 18:35
Autoritetet gjermane për kontrollin e trafikut ajror mund të mbyllin disa aeroporte në veri të vendit në orët në vijim për shkak të resë së hirit të vullkanit islandez Grimsvotn.
Sipas meteorologut Markus Beyer, të shërbimit meteorologjik gjerman, “është shumë e mundshme që aeroportet e Hamburgut dhe Bremes të mbyllen për trafikun”.
Gjithashtu nuk përjashtohet që i njëjti fat mund t’i ndodhë edhe aeroporteve të Berlinit.
Një vendim pritet të merret gjatë mbrëmjes.
Top Channel