Siri, 1100 civilë të vrarë nga ushtria

24/05/2011 17:40

Të paktën 1100 civilë janë vrarë nga ushtria e forcave të sigurisë siriane që prej fillimit të protestave në shesh kundër regjimit në fuqi, dy muaj më parë.

Lajmin e ka bërë të ditur organizata për të drejtat e njeriut në Siri, “Sawasiah”, sipas së cilës viktimat janë kryesisht në rajonin jugor të Piana di Hauran, ku ka filluar revolta më 18 mars.

Bilanci është rritur në mënyrë dramatike pasi protestat janë shtrirë në të gjithë vendin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA