Gjykata e qarkut në Prishtinë ka dënuar me 21 vjet burg tetë persona të akuzuar për shpërdorim detyre.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave personat në fjalë u shpallën fajtorë për keqpërdorim të autorizimeve ekonomike, lidhje ilegale kontratash dhe mashtrim.

Sipas burimeve, konsumimi i këtyre veprave penale kishte cuar në falimentimin e Bankës Kreditore të Prishtinës.

Katër nga të akuzuarit ishin pjesë e bordit menaxhues të këtij institucioni, ndërsa të tjerët përfaqësues të kompanive të tjera.

Akuzat ndaj tyre ishin ngritur që më 15 dhjetor të vitit 2006, pasi Banka Qendrore e Kosovës kishte konstatuar një seri parregullësish në BKP, që u mbyll më 10 mars të të njëjtit vit.

Top Channel