Obama takon me dy duar mbretëreshën
24/05/2011 16:40
Presidenti i SHBA-ve, Barack Obama i ka bërë sot një shtrëngim me dy duar Mbretëreshës Elisabeta në fronin e Buckingham Palace.
Për vëzhguesit e sjelljes mbretërore, presidenti ka marrë dorën e sovranes dhe e ka shtrënguar mes të tijave.
Një variant në protokoll, por jo kaq i bujshëm sa kur gjatë një takimi të G20-s, në prill të 2009-s në Londër, Michelle Obama përqafoi mbretëreshën, një fakt i parecedent në historinë e ceremonialit të Buckingham Palace.
Top Channel