Një album me këngë për Jeff Bridges

24/05/2011 12:35

Aktori i njohur Jeff Bridges ka incizuar albumin e tij me këngë, që do
të dalë në treg më 16 gusht. Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia
diskografike Blue Note.

I prodhuar nga T-Bone Burnett, bashkëpunëtor i Bridges për filmin “Zemër e Cmendur”, disku përmban 11 këngë.

Ato janë shkruar nga vetë Bridges, Brunett dhe autorë të tjerë si Stephen Bruton, John Goodwin, Greg Brown dhe Thomas Cobb.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA