Mubarak dhe dy djemtë do gjykohen për vrasje

24/05/2011 15:45

Ish presidenti egjiptian Hosni Mubarak dhe dy djemtë e tij, Alaa e Gamal, do të gjykohen dhe mes akuzave del ajo për vrasjen e manifestuesve gjatë revolucionit të 25 janarit.

Lajmin e ka bërë të ditur prokuroria me anë të një komunikate, duke shpjeguar se duhet të përgjigjen për vrasje, abuzim pushteti dhe harxhim të parave publike.

Mubarak, i dorëhequr më 11 shkurt, gjendet i arrestuar në Sharm-el-Sheikh nga 13 prilli, datë kur janë ndaluar edhe dy fëmijët e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA