Misuri, Obama: Pamjet të thyejnë zemrën

24/05/2011 14:55

Pamjet e tornados që ka goditur Misurin duke lënë 116 të vdekur “të thyejnë zemrën”.

Kështu ka deklaruar presidenti amerikan Barack Obama, i cili ka siguruar banorët e Miduestit se Shtetet e Bashkuara do të përdorin të gjitha burimet për rindërtimin.

Presidenti, i cili e ka cilësuar tornadon si “shkatërrues”, do të kthehet nga udhëtimi në Evropë ditën e shtunë.

Ndërsa të dielën në mëngjes, ai do të niset menjëherë për të vizituar zonat e shkatërruara.

Dëmet e tornados që ka goditur Misurin janë të mëdha. Erërat e forta kanë shkatërruar shtëpi, rrugë dhe linjat e energjisë elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA