Lenny Kravitz në kastin e “Hunger Games”

24/05/2011 15:15

Lenny Kravitz ka hyrë në kastin e “The Hunger Games”, filmi i Gary Ross i inspiruar ndaj sagës popullore të amerikanes Suzanne Collins.

Lajmin e ka bërë të ditur Hollywood Reporter.

Kravitz do të jetë Cinna, stilisti që do të ketë një rol themelor në përgatitjen me kostumet e tij të jashtëzakonshëm, protagonisten Katniss Everdeen e interpretuar nga Jennifer Lawrence.

“The Hunger Games” është një lloj “Big Brother”-i televiziv i vendosur në të ardhme ku në lojë është mbijetesa e konkurrentëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA