KQZ nis mbledhjen për ankimimet

24/05/2011 10:05

KQZ ka rinisur para pak castesh mbledhjen e radhës, këtë herë për të diskutuar ankimimet e kandidatëve në zgjedhjet lokale të 8 majit.

Në orët e vona të ditës së djeshme KQZ shpalli rezultatet përfundimtare për bashkinë e Tiranës, që nxirrnin fitues kandidatin demokrat Lulzim Basha.

Ashtu sic pritej, tabela përmbledhëse e Tiranës kishte një pasaktësi: numri i fletëve të votimit ishte më i madh se numri i zgjedhësve.

Për përfaqësuesit e Partisë Socialiste kjo ishte provë e manipulimit, kurse për shumicën në KQZ thjesht një mospërkim shifrash për shkak se gjatë rivlerësimit të votave nuk e hapën të katër kutitë e cdo qendre votimi.

Ndërkohë, sot, jashtë selisë së KQZ-së policia vazhdon të jetë e pranishme në masë të madhe, duke formuar një kordon përreth saj.

Top Channel