Kosovë, luftëtarët e UCK vijojnë grevën
24/05/2011 13:05
Ish-luftëtarët e UCK-së kanë hyrë sot në ditën e dytë të grevës së
urisë. Gjendja shëndetësore e tyre nuk është përkeqësuar, por deri tani
ata nuk janë vizituar nga asnjë zyrtar shtetëror.
Pavarësisht kësaj, ish-luftëtarët janë shprehur të vendosur të vazhdojnë grevën deri sa të jetë miratuar ligji për vlerat e luftës.
Kryetari i këshillit për të drejtat e luftëtarëve, Xhevdet Qeriqi ka deklaruar se vetëm një numër i vogël i grevistëve nuk ndihen mirë.
“Por greva do të vazhdojë deri në miratimin e ligjit për kategoritë e dala nga lufta. Kërkojmë garanci nga përfaqësues të Kuvendit të Kosovës”, ka pohuar Qeriqi.
Top Channel