Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka hedhur poshtë deklaratat e ish-kryeministrit malazez Milo Gjukanovic, se Serbia është problemi kryesor i rajonit.

“Nuk është Serbia problemi më i madh. Në vitet e fundit ajo ka bërë shumë që marrëdhëniet në rajon të jenë sa më të mira”, ka deklaruar Jeremic.

Në një konferencë të mbajtur dje në Bruksel, Jeremic ka theksuar se marrëdhëniet në Ballkan janë në nivelin më të lartë që nga fillimi i luftrave në vitet ’90.

“Serbia, duke ndërmarrë hapa konkretë, ka shfaqur vullnetin më të lartë për zgjidhjen e problemeve përmes dialogut”, ka shtuar shefi i diplomacisë serbe.

Top Channel