Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga do të marrë pjesë në samitin e shteteve të Evropës qendrore dhe juglindore, që do të zhvillohet më 27 dhe 28 maj në Varshavë.

Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare, sipas të cilave Jahjaga është ftuar zyrtarisht si presidente e Kosovës, ndërkohë që për shkak të pranisë së saj presidenti serb Boris Tadic do të bojkotojë samitin.

Në këtë samit do të jetë i pranishëm edhe presidenti amerikan Barack Obama, i cili aktualisht ndodhet për një tur në Evropë.

Top Channel