Masa më të ashpra financiare ka shpallur pas një mbledhje maratone të
kabinetit, qeveria e z.Papandreu.Greqia po lufton per te marre kestin e
ardheshem te ndihmes prej 110 miliard euro qe do te arketohet ne muajin
qershor,por tregjet nuk jane te bindura se ajo mund ti shpetoje
falimentimit.

“Jemi ne nje pike kritike -ka deklaruar ministri i Financave Papakonstandinou.- Ne se nuk marrim kestin e ardhshëm, nuk do te mund te paguajme pagat e nenpunesve te shtetit”.

Duke dashur te binde kreditoret e saj se mund te perballoje krizen e borxhit pa u pasur nevojen e nje ristrukturimi te tij, qeveria greke ka vendosur per reduktime te metejshme te pagave ne sektorin publik,per rritjen e taksave per konsumatoret, akoma edhe per pushime nga puna te nenpunesve te administrates publike, te cilat ende nuk lejohen nga kushtetuta.

“Kabineti ministror vendosi marrjen e menjehershme te masave shtese per vitin 2011 me nje vlere prej 6 miliard euro,ne menyre qe te shpejtohet reduktimi i deficitit ne 7.5% te PBB deri ne fund te vitit dhe te krijojme me shpejt tepricat primare”, tha zëdhënësi i qeverisë.

Brukseli dhe BQE bejne presion ndaj Athines per te ecur me shpejt ne rrugen e privatizimeve. Sipas kryeministrit Papandreu fillon menjehere shitja e aksioneve te Operatorit te Sherbimit Elektrik, atij postar,te telekomunikacionit, te shume porteve dhe aeroporteve te vendit, si dhe te kazinose se Parnithes.

Nderkohe te indinjuar jane me shume se 80% e grekeve qe nuk pranojne me masa te reja ne kurriz te tyre. Per here te pare pas 33 muajsh,19 prej te cileve te qeverisjes se socialisteve ,sondazhet u japin te njejtin numer votash dy partive kryesore te vendit PASOK dhe Demokracia e Re.Nen hijen e zhvleresimit te ri ,nga niveli BB+ ne B+, te pese bankave kryesore greke nga agjensia financiare Fitch ,bursa e Athines u mbyll te henen ne nivelin e saj me te ulet historik ,ndersa kostoja e huase te bonove dhjetevjecare kapi nivelin rekord prej 16.5%.

Top Channel