Shefja e delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri nuk e përjashton mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje me Serbinë gjatë kësaj jave.

Në një intervistë për “RTK”, Tahiri ka deklaruar se mes palëve ka një përafrim qëndrimesh përsa i përket lëvizjes së lirë, tregtisë, energjisë dhe telekomunikacionit.

Marrëveshja mund të arrihet para vizitës së shefes së diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton, të premten në Prishtinë.

Top Channel