Mjaftuan pak minuta shi e breshër që në kryeqytetin kosovar Prishtinë, pasditen e së dielës të vërshonin ujërat.

Reshjet e shiut kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale nëpër shumë shtëpi dhe dyqane të lagjeve të ndryshme të kryeqytetit si dhe në disa fshatra përreth. Ndërkohë, zyrtarët komunalë kanë paralajmëruar se, komuna do të formojë një komisionin që do të bëjë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara.

Si fillim vlerësohet se më shumë se 50 shtëpi janë dëmtuar. Gjendja më e rëndë është në lagjen ‘Shkabaj’ ku uji ka depërtuar në shtëpitë e 30 deri në 35 familje dhe në rrugën 27 nëntorit në lagjen “Zenel Hajdini. Ndërkohë, drejtori i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës Sylë Tahirsylaj ka paralajmëruar se reshjet do të përfshijnë vendin nga e hëna deri të enjten do të jenë shumë më të mëdha sesa ato që kanë rënë të dielën pasdite.

Tahirsylaj thotë se matjet e sakta për sasinë e shiut që ra të dielën nuk janë kryer akoma, por në parim llogaritet që ato kanë qenë afërsisht 100 litra për metër katror, cka shënon një shifër mbi mesataren.

Top Channel