EULEX ka nisur hetimet mbi trafikun e organeve të civilëve nga luftëtarët e atëhershëm të UCK-së, duke marrë në pyetje vetë hartuesin e raportit që ngriti akuzat ndaj lidershipit kosovar, Dick Marty.

Sipas agjencisë “Infoglob”, hetues të misionit evropian kanë intervistuar raportuesin zviceran në KiE, duke i kërkuar detaje për raportin e tij.

“Po, zyrtarë të EULEX janë takuar dhe kanë biseduar me Dick Marty”, citon “Infoglob” shefin e zyrës së shtypit të misionit evropian, Nicholas Hawton.

Pas Dick Marty, hetimi i EULEX pritet të vijojë me marrjen në pyetje të personave të tjerë, përfshirë kryeministrin Hashim Thaci, i cili akuzohet nga Marty si kreu i grupit të stilit mafioz të Drenicës.

Top Channel