Ish-kryeministri malazez, Milo Gjukanovic ka deklaruar se problemi i vetëm i rajonit të Ballkanit është Serbia, e cila sipas tij nuk po i përshtatet realitetit të ri.

Gjukanovic është shprehur se problemi në fjalë mund të zgjidhet vetëm nëse Serbia pranon se Kosova është e pavarur dhe nëse sheh drejt së ardhmes evropiane.

“Beogradi duhet ta kuptojë se ripërcaktimi i kufijve është i pamundur dhe se Kosova është e pavarur”, ka deklaruar Gjukanovic.

Megjithtë, kryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve ka pranuar se zgjidhja e këtij problemi do të kërkojë kohë.

Top Channel